Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut mbështet të drejtën për përfitime shëndetësore për çiftet homoseksuale

QIKA 25.7.2024

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut mori vendimin për t’u mundësuar çifteve të të njëjtit seks të regjistrohen si të varur në sigurimin shëndetësor të partnerit të tyre.

Kryegjykatësi Jo Hee-de tha se mohimi i këtyre përfitimeve për çifte të të njëjtit seks për shkak të gjinisë përbën diskriminim bazuar në orientimin seksual. “Ky është një akt diskriminimi që shkel dinjitetin dhe vlerën njerëzore, të drejtën për të jetuar të lumtur, lirinë e privatësisë dhe të drejtën për barazi”, shtoi Jo.

Kjo çështje u ngrit nga një çift homoseksual, So Seong-wook dhe Kim Yong-min, martesa e të cilëve në vitin 2019 nuk u konsiderua e ligjshme sipas ligjit të Koresë së Jugut, i cili nuk njeh martesat e të njëjtit seks, dhe rrjedhimisht iu ndërpreu përfitimet shëndetësore, raporton Al Jazeera.

Amnesty International tha se ky vendim është “një fitore historike për barazinë dhe të drejtat e njeriut në Korenë e Jugut”.

Në një deklaratë, grupi i të drejtave të njeriut tha “Edhe pse ky vendim është një moment historik, ky rast na tregon për proceset gjyqësore të gjata që çiftet e të njëjtit seks duhet të përballen për të siguruar të drejtat themelore që duhet të jenë të garantuara universalisht”.

Edhe pse vendi nuk e njeh martesën e personave të të njëjtit seks, marrëdhëniet homoseksuale nuk janë të kriminalizuara. Megjithatë, komuniteti LGBTQI+ ende jetojnë në hije.

Aktivistët kanë theksuar për një periudhë të gjatë për nevojën për një legjislacion kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual. Një ligj kundër diskriminimit, ka dështuar në parlamentin e Koresë së Jugut për vite me radhë, për shkak të mungesës së një marrëveshje midis deputetëve.