Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykata iraniane dënon me vdekje protestuesin

QIKA 15.11.2022

Një gjykatë iraniane dënoi një protestues me vdekje për atë që një faqe e lidhur me gjyqësorin e Teheranit e asocoi me “trazirat” pas disa javësh demonstratash kundër partisë në pushtet.

Ky rast besohet të jetë dënimi i parë me vdekje i lëshuar në përgjigje të protestave, të cilat shpërthyen pas vdekjes në paraburgim policor të 22 vjeçare Mahsa Amini. Faqja e internetit Mizan e lidhur me gjyqësorin tha se personi u dënua me vdekje për “vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare, prishje të rendit publik, mbledhjes dhe komplotit për të kryer një krim kundër sigurisë kombëtare dhe krijimin e një armiqësie me Zotin”.

Pesë persona të tjerë u dënuan me burgim që varionin nga pesë deri në 10 vjet për “mbledhje dhe komplotim për të kryer krime kundër sigurisë kombëtare dhe prishje të rendit publik”, sipas Mizan.

16 ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut të emëruar nga OKB-ja lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten duke u kërkuar autoriteteve iraniane të ndalojnë përdorimin e dënimit me vdekje si një mjet për të shtypur protestat.

“Me shtypjen e vazhdueshme të protestave, së shpejti mund të ngrihen shumë aktakuza të tjera mbi akuzat që mbartin dënimin me vdekje”, thanë ekspertët e Kombeve të Bashkuara, të cilët janë pjesë e Procedurave Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

“Ne kemi frikë se gratë dhe vajzat që kanë qenë në ballë të protestave, të cilat janë arrestuar dhe burgosur për të kërkuar largimin e ligjeve, politikave dhe praktikave diskriminuese sistematike mund të jenë veçanërisht në shënjestër”, thuhet në deklaratë.