Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e çiftit të lezbikeve për të regjistruar fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta

QIKA 18.7.2024

Gjykata e Lartë në Shqipëri refuzoi kërkesën e çiftit të lezbikeve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj për t’i regjistruar dy fëmijët e tyre me të drejta mëmësie të barabarta, nën arsyetimin se kërkesa nuk bazohet në Kodin e Familjes.

Gjykata rrëzoi këtë kërkesë duke mbajtur në fuqi vendimin nr. 573 të Gjykatës Administrative të Apelit, të datës  02.12.2022 lidhur me kërkesën e çiftit, raporton Gazeta Express.

Muaj më parë, Mara dhe Ahmetaj, të cilat bashkëjetojnë tash e 14 vite dhe kanë dy fëmijë të përbashkët, të veshura me fustane nusërie u martuan në terasën e Bashkisë së Tiranës dhe patën dorëzuar në gjendje civile kërkesën për tu martuar, duke ju referuar nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”.