Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjyqtarja e parë grua e nominuar për Gjykatën e Supreme të Pakistanit

QIKA 12.1.2022

Komisioni më i lartë gjyqësor i Pakistanit ka emëruar një gjyqtare grua në Gjykatën Supreme për herë të parë në historinë e vendit. Rruga e gjykatëses Ayesha Malik për t’iu bashkuar kësaj gjykate është vlerësuar gjerësisht nga avokatët dhe aktivistët e shoqërisë civile si një moment përcaktues në luftën për barazi gjinore në Pakistan.

Ky vendim nuk ka kaluar pa kundërshtime, një grup avokatësh kërcënuan me grevë nëse Malik do t’i bashkohej trupit gjykues së Gjykatës Supreme. Komisioni prej nëntë anëtarësh e refuzoi emërimin e saj në gjykatë vitin e kaluar, por këtë herë vendimi i trupit gjykues kishte pesë vota në favor të saj.

Imaan Mazari-Hazir, një avokat në Islamabad, tha: “Gratë, në të kaluarën, janë penguar të bëhen kryetare të gjykatave të larta përkatëse dhe fakti që nuk kemi pasur një grua të vetme në gjykatën supreme deri më tani ilustron se ka vërtetë mizogjini të rrënjosur thellë në vëllazërinë ligjore.”

Malik ka dhënë disa vendime historike në karrierën e saj, duke nxjerrë jashtë ligjit testet e virgjërisë për gratë e mbijetuara nga përdhunimi. “Është një praktikë poshtëruese, e cila përdoret për të hedhur dyshime mbi viktimën, në krahasim me fokusimin tek i akuzuari dhe incidenti i dhunës seksuale”, tha ajo në vendimin e saj, i cili zbatohet vetëm në shtetin Punjab.