Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Google do t’u kërkojë përdoruesve të përdorin gjuhë neutrale gjinore

QIKA 10.6.2021

Vitin e kaluar udhëzuesi i brendshëm i Google u ndryshua për të parandaluar programimin e “fjalëve të panevojshme gjinore apo seksiste”. Më 18 maj, kompania njoftoi se po promovonte më tej gjuhën  gjithëpërfshirëse. Google Docs, një softuer i famshëm falas për punime të ndryshme, së shpejti do t’i mbajë njerëzit larg gjuhës seksiste, siç është rasti me përdorimin e përgjithshëm të fjalës “kryetari”. Në këtë rast, përpos kësaj fjale, softueri do të ofroj edhe sugjerime neutrale gjinore.

Në disa vende evropiane, feministet duan titull më të feminizuar, kështu që presidentja grua e Spanjës tani është e quajtur “La President” në vend të “El Presidente”. Sidoqoftë, feministet anglishtfolëse nuk rekomandojnë, paradoksalisht, disa tituj të feminizuar si p.sh. “poete” dhe “aktore”. Mirëpo shumica e termeve ende kanë tendencë që automatikisht të jenë mashkullore.

Zgjidhja në anglisht është përdorja e titujve të rinj, pavarësisht nga gjinia, të tilla si p.sh  “transportues të postës”. Por përsëri, ka vështirësi. Disa tituj duken veçanërisht të çuditshëm në këtë format. Ndryshimi është i mundur nëse kompanitë e teknologjisë bashkohen për gjithëpërfshirje. Në të njëjtin takim ku u njoftua për ndryshimim e gjuhës, Google tha se do të përmirësonte trajtimin e lëkurës së zezë dhe kafe në kamerat e telefonave të mençur.