Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë afgane fshehurazi po krijojnë rrjete për ndryshim e mbështetje

QIKA 29.11.2022

Për muaj të tërë, Shamail Naseri ka lëvizur shtëpi më shtëpi për t’iu shmangur arrestimit nga autoritetet talebane. Krimi i saj për të cilin ndiqet është ngritja e zërit për të mbrojtur gratë afgane që janë përballur me margjinalizimin në rritje që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht 2021.

“Talebanët u përpoqën të më arrestonin dy herë, por dështoi. U fsheha dhe e fika telefonin tim dhe ata nuk mundën të më gjenin”, tha Naseri për Al Jazeera me telefon nga një vend i panjohur në kryeqytetin Kabul.

Talebanët premtuan të drejta të grave dhe lirinë e fjalës kur ata erdhën në pushtet. Por ata vetëm se kanë frenuar lirinë, mbi lëvizjen e grave, mbi kodet e veshjes, mbi edukimin – duke sjellë kujtime të sundimit të tyre represiv në vitet 1990.

Naseri, së bashku me aktiviste të tjera të grave, është përfshirë në mënyrë aktive në ofrimin e mbështetjes për gratë e cenueshme afgane pasi qeveria e Emirateve Islamike të Afganistanit e udhëhequr nga Talibanët mbylli strukturat kritike të mbështetjes shtetërore si Ministria e Çështjeve të Grave dhe organizatave kryesore, duke përfshirë rrjetin më të madh të strehimoreve në vend.

Pavarësisht kërcënimeve për sigurinë e saj, Naseri mbetet e pandalur në misionin e saj dhe ndryshe nga të gjithë aktivistët e tjerë me bazë në Afganistan në këtë histori, ajo u ndje rehat të ndante publikisht emrin e saj të plotë. “Këto kërcënime nuk do të më ndalojnë dhe unë do të vazhdoj punën”, tha ajo.

Ndërsa protestat në rrugë të drejtuara nga gratë në Afganistan kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore, prapa skenave, aktivistet kanë ndërtuar vazhdimisht rrjete mbështetëse për gratë e margjinalizuara, duke krijuar organizata, duke dokumentuar raste të dhunës me bazë gjinore dhe duke hapur hapësira të sigurta për gratë në pjesë të ndryshme të vendit.