Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë afrikane po luftojnë për t’i dhënë fund gjymtimit gjenital

QIKA 10.6.2021

Gjymtimi gjenital i vajzave (FGM) është ringjallur gjatë pandemisë Covid-19, por aktivistët po bëjnë presion të madh për të shpëtuar vajzat nga ky rrezik.

Ifrah Ahmed kuptoi që është duke pasur ndikim në Somali, kur telefonatat nuk ndaleshin nga nënat e shqetësuara. Gratë shprehnin se vajzat e tyre kishin gjakderdhje për orë të tëra pasi ua kishin bërë gjymtimin e organeve gjenitale dhe kërkonin ndihmë se çfarë të bënin më tutje.

Pas rastit së një vajze 10 vjeçare e cila kishte vdekur nga gjakderdhja pas gjymtimit të organit gjenital, gratë tjera filluan të shqetësohen edhe më shumë. Ahmed ishte një nga viktimat e këtyre prerjeve dhe tri vite pas vdekjes së vajzës, ajo dhe shumë aktivistë të tjerë, besojnë se kjo qasje është bazë jetike për të ndihmuar në përfundimin e një praktike që shkakton dëm të madh emocional dhe fizik dhe shpesh vret viktimën.

Covid-19 ka vënë në rrezik edhe më të madh miliona vajza tjera nga ky fenomen, pasiqë familjarët iu rikthyen kësaj praktike gjatë karantinimit.

Kombet e Bashkuara kanë caktuar vitin 2030 si synim për t’i dhënë fund kësaj praktike. Mireille Tushiminina, udhëheqësja e programit kundër eliminimit të FGM-së pranë Kombeve të Bashkuara ka thënë se FGM është një normë shoqërore dhe çdo ndërhyrje duhet të jetë specifike për kontekstin.

“Që të adresojmë FGM, duhet të kemi një qasje universale dhe të kemi ndërhyrje në nivele të ndryshme, si globale, rajonale dhe kombëtare”, thotë ajo.

Ifrah Ahmed ka vërejtur ndikimin e pandemisë që ka pasur në praktikimin e FGM-së në Somali, ku vlerësohet se 98% e vajzave i janë nënshtruar kësaj praktike, niveli më i lartë kudo në botë.

“Fatkeqësisht, ky është realiteti i dhunës në baza gjinore i cili është në rritje në shumë vende”, paralajmëron Tushiminina.