Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë australiane janë më të arsimuara se burrat, por ndarja gjinore në punë ende ekziston

QIKA 4.11.2022

Zyra e Statistikave në Australi sapo ka publikuar një grup të ri të dhënash nga regjistrimi i vitit 2021. Seti i parë – i publikuar në qershor 2022 – mbulonte fusha si mosha, gjinia, feja si dhe puna e papaguar. Seti i dytë, i publikuar të mërkurën, ofron të dhëna mbi llojet e punëve që kanë australianët, mbi atë se si ata udhëtojnë për në punë dhe mbi kualifikimet e tyre arsimore.

Burrat përbënin rreth 99% të muratorëve, gurgdhendësve, hidraulikëve, punëtorëve të tregtisë së llamarinës, zdrukthëtarëve dhe betonatorëve të Australisë në vitin 2021. Gratë përbënin 97% të mamive, mësueseve të fëmijërisë së hershme, asistenteve dentare, asistenteve personale dhe terapisteve të bukurisë.

Lajmi inkurajues është se segregacioni është në rënie dhe ka rënë dukshëm në dy regjistrimet e fundit. Megjithatë dallimet në profesion janë ende të mëdha. Përderisa gratë iu bashkuan fuqisë punëtore në numër më të madh nga viti 1966 deri në vitin 2021, përqindja e grave në shumicën e grupeve të gjera profesionale u rrit.

Përqindja e grave në profesionet menaxheriale u rrit nga rreth 18% në vitin 1966 në gati 40% në vitin 2021. Përqindja në profesionet profesionale u rrit nga 35 në 56%.

Rritja e përqindjes së grave në profesionet profesionale përputhet me rritjen e arritjeve arsimore. Përqindja e grave të moshës 30-vjeçare me diplomë bachelor ose kualifikim më të lartë ishte mbi 50% në vitin 2021. Kjo është më e lartë se sa përqindja e burrave në atë grupmoshë (rreth 38%).

Ky ndryshim tregon se sa shpejt është rritur arsimi universitar i grave. Dallimet gjinore në punë dhe arsim janë vetëm dy nga mënyrat e shumta që regjistrimi mund të na ndihmojë të kuptojmë Australinë. Çdo pesë vjet ai u paraqet studiuesve dhe kureshtarëve fusha për të eksploruar, përfshirë ndryshimet me kalimin e kohës.

Shkruan Michael Coelli për TheConversation.