Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë braktisin aktivitetet fizike në natyrë për shkak të rrezikut nga ngacmimi seksual

QIKA 1.11.2023

6 në 10 gra janë të shqetësuara për rrezikun nga ngacmimi seksual ose frikësimi që u kanoset kur bëjnë aktivitete pasi errësohet. Ky shqetësim po i ndalon gratë që të ushtrojnë jashtë natën, meqë dy të tretat e tyre besojnë se mund të jenë shënjestër e ngacmimit seksual ose sulmit seksual.

Gjetjet e sondazhit të fundit që u prezantuan derisa vrapueset u mblodhën në Londër si pjesë e fushatës “This Girl Can” për të tërhequr vëmendjen ndaj sfidave me të cilat përballen gjatë mbajtjes së aktiviteteve fizike në natyrë me afrimin e stinës së dimrit.

Sondazhi i cili përfshin 1000 gra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se pothuajse gjysma e grave (48%) nuk preferojnë të jenë aktive në natyrë pasi errësohet dhe 46% ndryshojnë rutinën e tyre të stërvitjes në natyrë në muajt e errët, raporton The Independent.

Vrapimi rreth Westminster-it të hënën në mbrëmje, i kombinuar me publikimin e sondazhit, kishte për qëllim të nxiste debatin rreth çështjes, thanë aktivistët. Kate Dale, drejtore e marketingut në Sport England dhe ‘This Girl Can’, tha: “Me shkurtimin e orëve të ditës, shumë gra zgjedhin të qëndrojnë brenda për shkak të shqetësimeve të sigurisë, duke rezultuar në ulje të niveleve të aktivitetit fizik. Ndikimi i kësaj në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të grave është një shqetësim masiv që kërkon vëmendje dhe ndërhyrje”.

Një tryezë e rrumbullakët parlamentare ishte mbajtur në fillim të këtij muaji për dhe të identifikuar dhe trajtuar sfidat e sigurisë me të cilat përballen gratë kur bëjnë aktivitete dhe fushat e veprimit se si të bëhet sporti dhe aktiviteti fizik më i sigurtë për gratë.

Aktivistët thanë se misioni i tyre është të mbyllnin të ashtuquajturin “hendek të kënaqësisë”, duke thënë se 2.4 milionë më pak gra sesa burra kënaqen duke u aktivizuar në natyrë – “duke fuqizuar shoqërinë, përfshirë ofruesit e sportit dhe aktivitetit fizik, për ta bërë ushtrimin të sigurt, të përshtatshëm, social dhe vetëpohuese për gratë”.