Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë çeke fitojnë mbështetjen e deputetëve për posedimin e mbiemrave pa gjini

QIKA 24.6.2021

Gratë në Republikën e Çekisë mund të jenë në gjendje të posedojnë versione jo-gjinore të mbiemrave të tyre sipas ndryshimit në ligj.

Në gjuhën çeke mbaresa “-ova” shtohet në shumicën e mbiemrave për gratë, për shkak të strukturës gramatikore. Propozimi për ndryshim të këtij ligji erdhi nga ish Ministrja e Drejtësisë Helena Valkova. 91 deputetë votuan në favor të lejimit të grave që të zgjedhin nëse do të marrin formën mashkullore apo femërore të mbiemrit të tyre, ndërsa 33 deputetë votuan kundër, raporton BBC.

Sipas një sondazhi të realizuar në një zyrë regjistrimi në Pragë tregohet se rreth 28% e grave preferojnë të përdorin formën mashkullore të mbiemrit të tyre.