Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë ende bëjnë më shumë punë të shtëpisë

QIKA 25.9.2023

Shumica e britanikëve pajtohen se punët e shtëpisë duhet të ndahen barabartë mes anëtarëve të familjes – por gratë në përgjithësi vazhdojnë t’i kryejnë vet të gjitha punët, tregon një studim vjetor i opinionit publik.

Më shumë se tre të katërtat (3/4) e të anketuarve në  “British Social Attitudes Survey” mendojnë se punët e shtëpisë duhet të ndahen, megjithatë dy të tretat (2/3) pranuan se në përgjithësi vetëm gratë gatuajnë dhe pastrojnë, dhe poashtu bëjnë më shumë se sa pjesa e tyre e ndarë në larjen dhe hekurosjen e rrobave, raporton BBC.

“Sa i përket të hyrave familjare, pavarësisht rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, ndarja e vazhdueshme e pabarabartë e punës midis burrave dhe grave përforcohet si nga normat e vendit të punës ashtu edhe nga politikat publike”, thotë anketa.