Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Australi rrezikojnë të lihen pas në rimëkëmbjen nga COVID-19

QIKA 1.9.2021

Australia po paralajmëron rrezikun se gratë kanë gjasa të mbesin prapa në rimëkëmbjen nga kriza që ka shkaktuar COVID-19, përderisa hendeku gjinor i pagave zgjerohet.

Dita e Pagesës së Barabartë shënohet më 31 gusht dhe bazuar në vlerësimet aktuale do të duhen 61 ditë pas përfundimit të vitit financiar që gratë australiane të mbajnë hapin me pagën vjetore të burrave.

Bazuar ne të dhëna kombëtare është zbuluar se hendeku gjinor i pagave është rritur nga 0.8% në 14.2%. Kjo shifër do të thotë që gratë australiane në javë fitojnë mesatarisht, 261.50 dollarë më pak se burrat.

Patty Kinnersly, udhëheqëse e organizatës Our Watch, tha se ishte thelbësore që të zbulohej lidhja midis pabarazisë gjinore dhe dhunës ndaj grave, duke përmendur rritjen e hendekut gjinor të pagave në vend si një shembull të qartë.

“Ne kemi nevojë që qeveritë të zbatojnë një qasje gjinore në të gjitha politikat, për shembull duke siguruar që nga paketat stimuluese ekonomike të mos përfitojnë në mënyrë disproporcionale industritë e dominuara nga meshkujt”, tha ajo.