Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Indi po lihen pas dore në procesin e vaksinimit kundër COVID-19

QIKA 28.6.2021

Pabarazitë strukturore dhe sistemi patriarkal janë faktorët që po ndikojnë në hendekun gjinor sa i përket procesit të vaksinimit në Indi.

Në janar 2021 në Indi janë dorëzuar 309 milion doza të vaksinave, ku nga to 143 milion doza iu dhanë grave krahasuar me 167 milion doza për burra. Sipas CoWin, faqes kombëtare të statistikave të Indisë, 856 doza u jepen grave për 1000 burra.

Në Uttar Paradesh që konsiderohet vendi më i populluar i Indisë janë shpërndarë 29 milion vaksina duke përfshirë dozat e para dhe të dyta, ku prej tyre 42% u janë dhënë grave. Në Bengalin Perëndimor, i cili është vendi i katërt më i populluar, vetëm 44% e grave janë vaksinuar, ndërsa në Dadra dhe Nagar Haveli u vaksinuan vetëm 30% e grave. Nga vendet të cilat kanë vaksinuar më shumë gratë se burrat janë Kerala dhe Andhra Pradesh.

Ndër të tjera gratë duhet të kërkojnë leje nga burrat e tyre për tu vaksinuar dhe ne rastet kur ata nuk mund t’i shoqërojnë ato në qendrat e vaksinimit ato humbin mundësinë për tu vaksinuar. Sipas sondazhit kombëtar të Shëndetit të Familjes 2019-2020, thuhet se 58% e grave nuk kanë përdorur kurrë internetin krahasuar me 38% të burrave. Kjo është edhe arsyeja pse ato nuk mund të aplikojnë në platformën online për tu regjistruar për marrjen e vaksinës.  Julie Thekkudan, eksperte për të drejtat e grave dhe drejtësisë gjinore tha se shumica e burrave indian nuk e konsiderojnë si të rëndësishme shëndetin e grave, andaj edhe nuk aplikojnë për to., raporton The Guardian.

Sipas studimit të Universitetit Krea në Andhra Pradesh të botuar në mars të këtij viti, rezulton se 93% e grave në zonat rurale dhe 77% e atyre në zonat urbane janë në tregun informal të punës, me ç’rast shumica e punëdhënësve nuk e konsiderojnë si përgjegjësi të tyre për tu siguruar që punëtoret e tyre po vaksinohen.