Derisa Meksika po goditet rëndë nga thatësira më e madhe e dekadës së fundit, gratë indigjene po ndërmarrin iniciativa të ndryshme për të luftuar mungesën e ujit.
Nëpër të gjithë Meksikën komunitetet e ndryshme po përballen me mungesë kritike të ujit të pastër dhe të pijshëm, mungesë të reshjeve të shiut, shkatërrim të të mbjellave dhe sfida të ndryshme që vijnë si pasojë e thatësirës. Rreth 80% e rajonit Oxana ka mungesë të burimeve të ujit, ku rrezikohet jetesa e mijëra familjarëve.
Gratë indigjene në rajone të ndryshme po organizohen për të kërkuar zgjidhje inovative lidhur me përballimin e mungesës së ujit dhe përmes iniciativa të ndryshme, si ndërtimi i cisternave për grumbullimin e ujit të shiut , po përpiqen të sigurojnë ujë të pastër për familjet e tyre.
Këto cisterna janë të ndërtuara ashtu që të grumbullojnë dhe ruajnë çdo pikë uji që bie nga qielli, duke siguruar kështu një burim për periudhat e thata. Përveç kësaj, gratë kanë filluar të kultivojnë bimë të cilat kërkojnë më pak ujë dhe janë më të përshtatshme për klimën e thatë të rajonit.
Me ndihmën teknike dhe financiare nga organizatat joqeveritare dhe agjencitë ndërkombëtare gratë indigjene po luftojnë thatësirën e përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, por edhe po tentojnë të adoptojnë praktika bashkëkohore për menaxhimin e burimeve ujore me qëllim që të krijojnë një të ardhme më të qëndrueshme sa i përket burimeve të ujit.