Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë nga Irlanda e Veriut po udhëtojnë jashtë vendit për të abortuar

QIKA 24.6.2022

Shifrat e Qeverisë tregojnë se rreth 161 gra nga Irlanda e Veriut udhëtuan në Angli dhe Uells për të kryer aborte vitin e kaluar. Departamenti i Shëndetësisë në Angli tha se kjo shifër ishte më e ulët krahasuar me vitin 2020, me ç’rast 371 gra kishin shkuar për të kryer aborte.

Kjo rënie u shpjegua pjesërisht edhe nga kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë Covid-19. Shifrat gjithashtu kanë rënë ndjeshëm nga viti 2019 kur më shumë se 1,000 gra udhëtuan në Britaninë e Madhe për aborte. Që atëherë, ligjet e Irlandës së Veriut për abortin kanë ndryshuar për të lejuar ato në një numër rrethanash.

Departamenti i Shëndetësisë në Stormont vlerëson se më shumë se 3,000 aborte janë kryer në Irlandën e Veriut që nga marsi 2020, që kur ligjet e reja hynë në fuqi. Në qershor 2017, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se gratë nga Irlanda e Veriut do të mund të kryenin abort falas në spitalet publike në Angli. Shifrat e fundit për Anglinë dhe Uellsin tregojnë se gratë e Irlandës së Veriut përfaqësonin 26% të qytetarëve jo-rezidentë që udhëtuan në të dy vendet për abort në 2021, raporton BBC.

Gratë nga Republika e Irlandës përbënin pothuajse 34% të totalit, me 206 që udhëtuan në Britaninë e Madhe për një përfundim në vitin 2021. Ligjet e abortit ndryshuan në Republikën e Irlandës në fund të vitit 2018 pas një referendumi në fillim të të njëjtit vit. Megjithatë, Irlanda e Veriut mbetet pa një shërbim të përhershëm të abortit për shkak të bllokimit politik në Stormont.

Aktualisht, fondet shëndetësore mund të lejojnë abortin vetëm në 10 javët e para të shtatzënisë, që do të thotë se disa gra që kërkojnë të kenë qasje në abort përtej asaj kohë u është dashur të udhëtojnë në Britaninë e Madhe.