Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë që përjetojnë abuzim në familje janë tre herë më të rrezikuara nga tentim vetëvrasja

QIKA 23.2.2023

Një hulumtim i ri i bërë në Mbretërinë e Bashkuar është studimi i parë akademik që ka gjetur një lidhje shumë të ngushtë midis asaj që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan “dhuna nga partneri intim” (IPV) dhe mendimeve për vetëvrasjen tek gratë. Më shumë se një e katërta (27%) e grave vlerësohet se vuajnë nga IPV gjatë jetës së tyre.

Gjetjet vijnë nga një analizë nga Sally McManus, një eksperte e shëndetësisë në Universitetin e Londrës, e cila kreu anketat në Mbretërinë e Bashkuar për shëndetin mendor të të rriturve.

Gratë që vuajnë nga abuzimi në familje kanë tre herë më shumë gjasa se bashkëmoshataret e tyre që të përpiqen të përfundojnë jetën e tyre ose të vetlëndohen. Ato që kanë përjetuar abuzim seksual brenda një marrëdhënieje kanë një rrezik edhe më të lartë të vetëvrasjes dhe kanë shtatë herë më shumë gjasa të kenë tentuar t’i japin fund jetës së tyre.

Aktivistët për të drejtat e grave thonë se gjetjet janë “tronditëse dhe të tmerrshme” dhe duhet të nxisin mjekët e përgjithshëm dhe të tjerët që vijnë në kontakt me gratë e cenueshme që të fillojnë t’i pyesin ato në mënyrë rutinore për sigurinë e tyre personale.

 “Gjetjet kryesore janë tronditëse dhe të tmerrshme. Është e turpshme që lidhja e qartë midis abuzimit në familje dhe ndjenjave të vetëvrasjes tek gratë nuk është njohur më parë si krizë e shëndetit publik”, tha Jess Southgate, zëvendës shefe ekzekutive e Agenda Alliance.

Fakti që tre të katërtat e atyre që vetëvriten janë burra ka bërë që lidhja midis abuzimit në familje dhe vetëvrasjes të anashkalohet. “Ka pasur gjithashtu një fokus në parandalimin e vetëvrasjeve të burrave. Sidoqoftë, dhimbja dhe shqetësimi i grave injorohen. Kjo është një krizë e shëndetit publik. Gjetjet tona tregojnë ndikimin afatgjatë të abuzimit në shëndetin mendor. Në rastin më të keq mund të jetë fatale”, shton ajo.