Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë trans përjashtohen nga ngjarjet botërore të shahut  

QIKA 21.8.2023

Federata më e njohur botërore e shahut ka marrë vendim që gratë transgjinore nuk mund të konkurrojnë në garat dhe eventet e saj zyrtare për gra derisa të bëhet një rishikim i situatës nga zyrtarët e saj. 

Vendimi i Federatës Fide me qendër në Lausanne të Zvicrës i cili u publikua të hënën ka tërhequr kritika nga aktivistë e mbështetës të të drejtave transgjinore. 

Fide tha se ajo dhe federatat e saj anëtare kanë marrë gjithnjë e më shumë kërkesa për njohje nga lojtaret që identifikohen si transgjinore. Por sipas tyre pjesëmarrja e grave transgjinore do të varej nga një analizë e rasteve individuale. Ky proces mund të zgjasë deri në dy vjet. 

“Ndryshimi i gjinisë është një ndryshim që ka ndikim të rëndësishëm në statusin e një lojtari dhe pranueshmërinë për gara, prandaj mund të bëhet vetëm nëse ka një vërtetim përkatës të ndryshimit”, tha federata. 

Federata përndryshe organizon gara të hapura për të gjithë, por edhe kategori të specializuara për gra, lojtarë të rinj e madje edhe kompjuterë.