Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Greqia legalizon martesat e të njëjtit seks

QIKA 20.2.2024

Parlamenti i Greqisë miratoi të enjten një projektligj që lejon martesat civile të të njëjtit seks dhe u jep të drejtën për të adoptuar fëmijë. Projektligji u miratua nga 176 ligjvënës dhe vjen pas dekadash përpjekjeje nga komuniteti LGBT për barazinë martesore.

Shumë anëtarë të komunitetit LGBTIQ+ dhe mbështetës u mblodhën para parlamentit grek për të festuar, raporton Reuters. “Ky është moment historik, një ditë gëzimi”, Stella Belia, kryetare e grupit Rainbow Families.

Derisa Greqia u bë një nga vendet e para të krishtera ortodokse që legalizoi martesat civile mes seksit të njejtë, ky projekt-ligj hasi në kundërshtime të shumta nga Kisha Ortodokse dhe partitë e krahit të djathtë. Elliniki Lysi, një nga tre partitë e ekstremit të djathtë në parlament, e quajti projektligjin “antikristian” duke thënë se ai dëmton interesat kombëtare.