Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gruaja nga Teksasi padit shtetin për të drejtën e abortit

QIKA 18.12.2023

The Center for Reproductive Rights ka përfaqësuar Kate Cox për të paditu shtetin duke kërkuar urdhër të përkohshëm lehtësues për ndalimin e abortit në Teksas në mënyrë që ajo të ndërpresë shtatzëninë e saj.

Mëngjesin e 7 dhjetorit, një gjykatës pranoi kërkesën e tyre për t’i lejuar Cox-it qasje në kujdesin shëndetësor riprodhues që i nevojitet pa u frikësuar nga pasojat, përmes ndalimit të përkohshëm të zbatimit të kufizimeve të abortit ndaj saj, burrit të saj, gjinekologut të saj dhe stafit mjekësor.

Cox, nënë e dy fëmijëve, në javën e 20-të shtatzanisë u diagnostikua një anomali kromozomale fatale, trizomninë e plotë të kromozomit 18. Mjekët e saj i rekomanduan të abortonte.

Vazhdimi i shtatzënisë e vendos atë në rrezik për abort ose lindje të foshnjës së vdekur, si dhe për hipertension gestacional, diabet dhe komplikime të tjera. Kjo do të ndikonte edhe në mundësinë e Cox për t’u bërë me një fëmijë tjetër.

Rasti ‘Cox kundër Teksasit’ është rasti i parë i këtij lloji në 50 vjetët e fundit. Derisa, Gjykata e Lartë e Teksasit tashmë po dëgjon një rast tjetër të abortit, ‘Zurawski kundër Teksasit’, në të cilin 20 gra dhe 2 mjekë po padisin shtetin për të sqaruar se cilat përjashtime mjekësore lejohen sipas kufizimeve aktuale të abortit, raporton Feminist Majority Foundation.