Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Hapet Java e Krenarisë 2024 në Prishtinë

QIKA 4.6.2024

Nën slloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, dje u bë hapja zyrtare e Prishtina Pride 2024 për të festuar diversitetin e për të kërkuar njohje dhe të drejta të barabarta për të gjithë personat LGBTIQ+.

Hapja u bë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit dhe përgjatë ditëve në vijim do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme.

“Njohja dhe mbështetja institucionale për të drejtat e LGBTIQ+ janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku të gjithë/a mund të jetojnë autentikisht dhe pa frikë. Ne bëjmë thirrje që qeveria jonë të angazhohet dhe të sigurojë që të drejtat dhe dinjiteti i të gjithë individëve LGBTIQ+ të respektohen”, thuhet në deklaratën e Prishtina Pride.

Agjendën e plotë të Javës së Krenarisë e gjeni këtu: https://prishtinapride.org/sq/ngjarjet