Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Hapet spitali i parë i shëndetit mendor vetëm për gra në Australi

QIKA 11.8.2021

Nevoja për hapjen e spitalit të parë të shëndetit mendor vetëm për gra lindi në kohën e pandemisë, atëherë kur dhuna në familje është rritur bashktë me problemet e shëndetit mendor. Themelueset e spitalit thantë se gratë po shmangnin trajtimin sepse ndiheshin të pasigurta në repartet e shëndetit mendor ku strehoheshin bashktë me burrat.

Sharon Sherwood, shefe e shëndetit mendor dhe shërbimeve të Cabrinit, tha se ndjenja e rrezikut në reparte të përziera po i bënte gratë të humbisnin kujdesin mjekësor të kërkuar urgjentisht.

Qendra e Cabrinit me 30 shtretër, është spitali i parë i shëndetit mendor vetëm për gra në Australi, ky spital do të specializohet në trajtimin e depresionit dhe ankthit, çrregullimit të stresit post-traumatik dhe varësisë. Qendra do të ofrojë terapi të synuara gjinore. Ky spital privat do të hapet në shtator dhe do të ofrojë qëndrime deri në 10-të ditë.

Shefja ekzekutive, Sue Williams, tha se qëndrimet në spitalet tradicionale të shëndetit mendor zgjatën mesatarisht prej 18 deri në 20 ditë, por sipas modelit Cabrini gratë do të qëndrojnë maksimum deri në 10 ditë, pastaj do të mbështeten “intensivisht” me një përzierje të kujdesit përmes teknologjisë (përkujdesi në distancë), vizitave në shtëpi dhe programeve ditore. Drejtuar nga menaxherët e rasteve në përpjekje për t’i ndihmuar ata të shmangin rikthimin në qendër.

Deri më tani, katër psikiatër janë punësuar në  spital. Gjithashtu, themelueset e spitalit kanë vendosur qe dhomat në spital  të emërohen sipas grave të shquara australiane.