Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë problemet e shëndetit të grave

QIKA 7.8.2023

Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës, por hulumtimet mbi arsyet kryesore që ndikojnë në shëndetin e tyre kanë qenë gjithmonë në numër më të vogël në krahasim me burrat. Një prej mënyrave që po përdoret për ta ndryshuar këtë është duke shfrytëzuar fuqinë e inteligjencës artificiale dhe mjekësisë kompjuterike. Kjo qasje po jep njohuri të reja mbi komplikimet e shtatzënisë, endometriozën, vdekshmërinë e nënave, kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës dhe shqetësimet e tjera të shëndetit të grave. E gjitha kjo pritet të përkthehet në kujdes të përmirësuar për to.

“Shkenca kompjuterike po ndihmon kërkimin në shëndetin e grave në dy mënyra kryesore”, thotë Tom Yankeelov, drejtor i Qendrës për Onkologjinë Kompjuterike të Institutit Oden në Universitetin e Texas. “Njëra përfshin përdorimin e mësimit të makinerive të AI për të analizuar grupe të mëdha të dhënash për të nxjerrë përfundime. Tjetra përfshin nxjerrjen e informacion nga pacientë individualë për të bërë vlerësime ose parashikime të zbatueshme posaçërisht për to”, shton ai.

“Një arsye për këtë përparim është se funksionet kompjuterike tani janë kaq të lira dhe aq të shpejta sa shkencëtarët mund të analizojnë grupe shumë të mëdha të dhënash në institucionet e tyre. Për shembull, një studim i vdekjeve të grave të lidhura me lindjen e fëmijëve në 200 vende kërkonte simulimin e qindra mijëra parametrave të vlerësuar të shëndetit që mund të ndikojnë në shëndetin e grave”, thotë Zachary Ward, hulumtues në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard. Një sipërmarrje e tillë nuk do të ishte e realizueshme një dekadë më parë. Kjo pasi edhe kompjuterëve me performancat më të larta i duheshin një vit për të shtypur të gjitha të dhënat që tani shtypen tejet shpejtë, shpjegon ai.

“Interesi më i madh i inxhiniereve të reja gra ka qenë gjithashtu vendimtar në avancimin e fushës”, thotë Michelle Oyen, drejtoresha e Qendrës për Inxhinierinë e Shëndetit të Grave në Universitetin e Washington.