Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

IPK arreston një zyrtar policor në Gjakovë për ngacmim dhe dhunim

QIKA 29.11.2023

Një zyrtar policor në Policinë Rajonale në Gjakovë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për dhunimin e një vajze.

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar me 28 nëntor një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”.

Inspektorati Policor kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin rast ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme, thuhet ne reagimin e IPK.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, shkruhet tutje në reagim.

Ndërsa, thuhet se Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt zbardhjes të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.