Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Joe Biden propozon kabinetin më gjithpërfshirës në historinë e SHBA-së

QIKA 1.2.2021

Kabineti i propozuar nga Presidenti Joe Biden do të jetë kabineti me më së shumti diversitet në historinë e Amerikës, i përbërë nga një numër më i madh i grave dhe njerëzve me ngjyrë krahasuar me çdo kabinet të deritanishëm. Kështu, Biden përmbushi njërin nga premtimet elektorale. “Një kabinet gjithëpërfshirës do të çojë në rezultate më të mira dhe zgjidhje efektive për t`i adresuar krizat emergjente me të cilat mund të përballet vendi ynë,” tha ai në një fjalim në dhjetor ku edhe prezantoi disa nga nominimet e kabinetit.

Nëse Senati konfimon të zgjedhurit e Biden, më shumë se gjysma e kabinetit të tij 25 anëtarësh do të jenë jo-të bardhë dhe 48% e kabinetit do të jenë gra, duke u bazuar në një analizë të grupit jofitimprurës “Inclusive America”.

Përveç që Kamala Harris do të jetë gruaja e parë e zgjedhur si Zv. Presidente, Amerika, ndër të tjerë, do të ketë për herë të parë një Sekretare të Financave (Janet Yellen), një sekretar haptazi gej (Pete Buttigieg, në departamentin e Transportit), sekretaren e parë indigjene amerikane (Deb Haaland, në Departamentin e Brendshëm), gruan e parë që do shërbej si Drejtore e Inteligjencës (Avril Haines), dhe emigrantin e parë që do udhëheq Departamentin e Sigurisë Kombëtare (Alejandro Mayorkas), raporton The New York Times.

Kjo nuk është hera e parë që gratë kanë shërbyer në kabinetin e brendshëm. Madeleine Albright, Condoleezza Rice dhe Hillary Rodham Clinton që të gjitha kanë qenë sekretare të shtetit. Në anën tjetër Janet Reno dhe Loretta Lynch kanë shërbyer si Prokurore të Shtetit. Gjithsesi, fakti që tani një grua do të jetë Sekretare e Financave si dhe një tjetër Zv. Presidente lëkund dinamikën e pushtetit dhe ndryshon idetë tradicionale se kush janë personat vendimmarrës në rrethin e ngushtë të Presidentit.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.