Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kampanja #MeToo heqë nga pushteti burra të fuqishëm në Francë

QIKA 13.4.2021

Kur Sandra Muller filloi fushatën #MeToo në Francë para 4 viteve, dhjetëra mijëra gra iu përgjigjën thirrjeve të saj. Mirëpo reagimet kundër fushatës ishin dërrmuese. Disa nga gratë më të shquara në vend, të drejtuara nga Catherine Deneuve, denoncuan lëvizjen në një letër që përcaktoi përgjigjen fillestare të Francës ndaj #MeToo. Në 2019, Znj. Muller humbi një rast shpifjeje në gjykatë kundër një ish-ekzekutivi të televizionit që ajo kishte ekspozuar në Twitter.

Javën e kaluar, zonja Muller fitoi apelin e saj. Megjithëse nuk kishte fakte të reja, një vendim i rëndësishëm nga gjykata e apelit shpjegoi se si gjërat kanë ndryshuar në dy vitet e fundit.

Që nga fillimi i vitit, shumë burra të pushtetshëm në Francë janë përballur me akuza të drejtpërdrejta dhe publike për abuzime seksuale.

Akuzat e fundit nuk kanë çuar vetëm në hetime zyrtare dhe humbje të pozitave për disa burra. Ato gjithashtu kanë rezultuar në një rimendim të maskulinitetit francez dhe të prototipit të francezëve si joshës të parezistueshëm.

Në vitin 2019, gjykata tha se znj. Muller kishte “tejkaluar kufijtë e pranueshëm të lirisë së shprehjes, ndërsa komentet e saj u konsideruan si sulme personale”. Këtë herë, gjykatësit zbuluan se znj. Muller kishte vepruar me mirëbesim, duke shtuar se lëvizjet “#balancetonporc dhe #MeToo kishin tërhequr shumë vëmendje e ishin përshëndetur nga zyrtarë dhe personalitete të ndryshme dhe kishin kontribuar pozitivisht në lirinë e grave që të flasin lirshëm.”

Reagimi fillestar i Francës ndaj #MeToo ishte ta refuzonte atë si një shtrembërim amerikan të feminizmit. “Pra, në fakt, në Francë, linja jonë e mbrojtjes ishte, ‘Ne nuk jemi kështu, janë Amerikanët’,” tha z. Lioger duke shtuar se “Sot, ajo linjë e mbrojtjes është shembur.”