Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kandidatja e vetme grua për presidente të Somalisë thotë se është koha që gratë të udhëheqin

QIKA 16.7.2021

Historikisht Somalia është udhëhequr nga burrat të cilët për vite me radhë janë ballafaquar me luftimin e korrupsionit dhe pasigurisë në vend. Këtë të martë ligjvënësja Fawazia Yusuf Haji Adam njoftoi se do të kandidojë për presidente të vendit, duke pohuar se është koha që gratë të udhëheqin.

Megjithatë, marrja e mbështetjes së mjaftueshme nga ligjvënësit e Somalisë do të jetë e vështirë për të, për shkak se shumica prej tyre janë burra. Fawzia premtoi se do ti jap prioritet sigurisë dhe fuqizimit të ekonomisë dhe edukimit nëse ajo zgjedhet presidente. Sipas saj, udhëheqësit e mëparshëm burra kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Zgjedhjet në Somali janë planifikuar të mbahen në tetor të këtij viti, ku më pas anëtarët e parlamentit do të vendosin se kush do të bëhet president i ardhshëm i vendit, raporton Voice of America.

Ndër të tjera, edhe qytetarët somalianë kanë mirëpritur kandidaturën e Fawzia-s, duke thënë se janë të gatshëm të shohin një grua e cila merr përsipër udhëheqjen e shtetit. Sipas tyre kjo do të sjellë ndryshime pozitive që i kanë munguar Somalisë për shumë kohë.

Analisti Anwar Abdifatah, njëherit profesor në Universitetin Kombëtar të Somalisë, pohon se nuk është e pamundur që Fawazia të fitojë zgjedhjet presidenciale, edhe pse do të jetë e vështirë për shkak të kulturës konservatore të vendit. Sipas tij, kandidatura e saj do të mbështetet nga 30% i grave parlamentare dhe një pjesë e burrave që janë pro një udhëheqje të re.

Linku: