Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Këshilli i Etikës jep rekomandimin për suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi

QIKA 23.4.2024

Sot, Këshilli i Etikës ka dhënë rekomandimin për suspendimin e  profesorit Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

Rikujtojmë pas këtij denoncimi profesorit Xhevat Krasniqi i ishte ndërprerë bashkëpunimi me këtë fakultet, por i njëjti kishte vazhduar të ligjëronte në Fakultetin e Edukimit, i paprekur nga ndonjë masë ndëshkimore.

Për rastin ishte raportuar në media më 21 mars, dhe vendimi vjen pas protestave të vazhdueshme  të studenteve/ëve si dhe presionit publik.