Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Këtë vit do të fillojnë provat e para klinike për trajtimin e menopauzës

QIKA 2.5.2023

Mbretëria e Bashkuar do të nisë provat e para klinike në botë për një zgjidhje të re për trajtimin e menopauzës. Një fashë e cila do të ngjitet në trup do të përmbushë normat e testosteronit të cilat bien dukshëm gjate kohës së menopauzës.

Megjithëse edhe tani ka në dispozicion krema apo xhela te ndryshëm që ndihmojnë gratë në rritjen e dëshirës seksuale, ato fillimisht janë krijuar për burra dhe nuk janë mjaftueshëm të përshtatshme për gratë.

Dr Haitham Hamoda, drejtuesi klinik për shërbimin e menopauzës në spitalin e King’s College dhe drejtuesi i afërt i Shoqatës Britanike të Menopauzës, tha se ky zhvillimin është shumë i rëndësishëm, nëse provat janë të suksesshme kjo do të ndryshojë jetën e shumë grave.

Që nga viti 2015, udhëzimet e lëshuara nga Instituti Kombëtar për Ekselencën e Shëndetit dhe Kujdesit (Nice) kanë rekomanduar që të merret parasysh plotësimi i testosteronit për gratë në menopauzë me dëshirë të ulët seksuale vetëm nëse terapia e zëvendësimit të hormoneve nuk është efektive.

Fasha e re synon të trajtojë dhe të përmbushë një boshllëk në produktet e menopauzës, duke ofruar trajtim posaçërisht për gratë që mund ta kenë atë në dispozicion.