Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kontraceptivi jo-hormonal mashkullor po rezulton i suksesshëm në testimet fillestare

QIKA 21.2.2023

Krijimi i një kontraceptivi jo-hormonal mashkullor mund të jetë një mundësi shumë reale thonë shkencëtarët që kanë gjetur një rrugë qelizore e cila ndalon depërtimin e spermës tek vezoret.

Testet që janë bërë në minj sugjerojnë se ky kontraceptiv e bënë spermën të palëvizshme për të paktën disa orë – mjaftueshëm sa për ta ndaluar arritjen tek vezoret.

Shumë teste të tjera të nevojshme janë planifikuar, duke filluar prej testimeve te lepujt e pastaj te njerëzit. Ideja është që përdoruesit mund të marrin një tabletë të këtij kontraceptivi një orë para marrëdhënies seksuale.

Për dallim nga tableta e kontraceptivit femëror, kjo nuk përfshin ndërhyrjen në asnjë hormon. Shkencëtarët thonë se ky është një nga avantazhet që ata po eksplorojnë – kontraceptivi nuk do të ndikojë testosteronin dhe nuk do të shkaktojë efekte anësore sa i përket hormoneve.

“Ekziston një nevojë urgjente për një kontraceptiv oral efektiv për burrat dhe megjithëse shumë qasje të ndryshme janë testuar gjatë viteve, asnjë nuk ka qenë efikase. Shkencëtaret kanë bërë disa teste të këtij lloj kontraceptivi në spermën e njeriut dhe funksionon saktësisht në të njëjtën mënyrë si tek speciet tjera”, tha Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield.