Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kosova për herë të dytë zgjedh një grua për presidente

QIKA 5.4.2021

Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën presidente e Kosovës. Ajo ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës dhe gruaja e dytë presidente në Kosovë.

Vjosa Osmani për rreth 5 muaj ka ushtruan detyrën e Presidentes së vendit, deri në zgjedhjen e Glauk Konjufces kryeparlamentar. Ajo do ta pasojë Hashim Thaçin në Presidencë, pasi ky dha dorëheqje në nëntor të vitit të shkuar, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Brenda 10 vitesh Vjosa Osmani është presidentja e dytë grua në Kosovë, pasi nga viti 2011 për 5 vite presidentja e parë grua kishte qenë Atifete Jahjaga.