“Dalëngadalë po vjen behari, dalëngadalë po na vjen, po përmbyset patriarkati, liria vjen, liria vjen” është një pjesë e këngës që e përcolli marshin tashmë tradicional të organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ky marsh i organizuar nga Kolektivi Marshojmë S’festojmë mblodhi në rrugët e Prishtinës shumë gra e burra të cilët me brohoritje dhe pankarta shprehen pakënaqësinë për pabarazinë që po vazhdon të gjejë mjedis të përshtatshëm për tu thelluar.
“Patriarkati vret” dhe “Vrasja e grave është politike” ishin disa nga parullat të cilat u shpalosen në disa qytete të Kosovës si reagim ndaj rasteve të femicidit dhe neglizhencës së treguar nga institucionet e vendit në parandalimin e dhunës ndaj grave.
Fotografitë e huazuara nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)