Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Krijimi i hapësirave të strehimit në Barcelonë uli numrin e grave të pastreha me 35%

QIKA 9.12.2021

Në Barcelonë ka rreth 50 gra më pak që flenë ne rrugë sesa në janar të vitit 2020. Kjo do të thotë se ka pasur një rënie prej 35% në numrin e grave të pastreha në qytet.

Këshilli i qytetit të Barcelonës beson se kjo rënie vjen si rezultat i krijimit të hapësirave të reja për gratë që kërkojnë strehim, si pjesë e një përpjekjeje të ringjallur për të çrrënjosur fenomenin e mungesës së strehimit. Një nga këto hapësira të reja vetëm për gra që janë shfaqur në Barcelonë është qendra rezidenciale La Llavor e cila ka 40 shtretër dhe u hap në tetor.

La Llavor inkurajon banueset e saj të marrin pjesë në projekte dhe të hartojnë itinerare që do t’i ndihmojnë ato të arrijnë autonominë e plotë. Këshilltarja e Barcelonës për të drejtat sociale, Laura Pérez, ka theksuar rëndësinë e projektimit të hapësirave ku gratë ndihen më rehat.