Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kryeministrja e Finlandës kaloi testin e drogës – tani kanë radhën pjesa tjetër e liderëve botërorë

QIKA 26.8.2022

Pas publikimit të videos së Sanna Marin, ku shihej duke u argëtuar me shoqëri dhe duke kërcyer me plot energji në një festë, kishte kundërpërgjigje nga opozita finlandeze, ku kërkonin që kryeministrja t’i nënshtrohej testit për përdorim të drogës. Reagimet ishin të shumta edhe nga pjesa tjetër e botës, mirëpo ajo rezulton se nuk kishte përdorur asnjë drogë ilegale.

Është e dukshme se si shoqëria dhe në përgjithësi qeveritë vendosin standarde të dyfishta kur është fjala për udhëheqësit burra dhe udhëheqëset gra. Kur flitej se Boris Johnson ka një numër fëmijësh me gra të ndryshme, komentohej “epo Boris është thjeshtë Boris”. Kur Donald Trump paguan shuma të mëdha parash për yjet e pornografisë? Djemtë janë djem. Ama kur një grua kërcen me disa miq? TESTOJENI PËR PËRDORIM TË DROGËS!

Mund ta kuptoj pse disa njerëz u bezdisën nga sjelljet e Marin. Të them të drejtën, mu duk e pabesueshme sjellja e kryeministres. Kur e mendoj, është në të njëjtën moshë me mua. E megjithatë, ajo edhe pse është kryeministre mundet t’i arrijë të gjitha gjërat, të qenurit kryeministre, nënë dhe një grua e cila ka energji që të vallëzoj me miqtë e saj, ndërkohë që duket magjepsëse me pamjen e saj. Hajde, kjo qenka veç në pamje të jashtme! Unë ndonjëherë nuk kam energji as t’i pastroj flokët në mëngjes e lëre më nëse puna ime do të përfshinte negociata me NATO-n. Do të duhej të më drogonin që të dilja për të kërcyer pas orës 22:00. Në një fjalë, ia kam zili se si mundet t’i arrijë të gjitha këto.

Unë konsideroj se kërkesa për testimin e drogës është e zhytur thellë në seksizëm, por megjithatë nuk mendoj që është ide e keqe që të gjithë politikanët të testohen herë pas here. Në SHBA, një numër i konsiderueshëm punëdhënësish i detyrojnë punëtorët e tyre të bëjnë teste të rastësishme droge, ama njerëzit që drejtojnë këto kompani, apo qeverinë shtetërore dhe bëjnë politika ndëshkuese ndaj përdorimit të drogës nuk detyrohen t’i nënshtrohen vetë këtyre testimeve. Testime te drogës për të gjithë, gjithkund. Kjo nismë mund të na hapë sytë shumë më shumë.

Arwa Mahdawi

Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.theguardian.com/commentisfree/2022/aug/24/finland-pm-sanna-marin-passed-drugs-test-now-world-leaders?fbclid=IwAR0SA_V5HLE2SnUPea6YxOiYeEOzPDgFDdG140wkclgLi6BJPs7p1zZLlSE