Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kundërshtohet përjashtimi i përdhunimit martesor si akt kriminal nga kushtetuta e Indisë

QIKA 14.1.2022

Gjykata e Lartë në New Dehli ka shqyrtuar një grup peticionesh që kundërshtojnë vlefshmërinë kushtetuese të përjashtimit të përdhunimit martesor si një akt kriminal.

Raghav Awasthi, avokati i cili po përfaqëson ata të cilët kanë nënshkruar peticionin, pohoi se mos kriminalizimi i përdhunimit martesor është shkelje e të drejtave të grave të martuara që garantohet sipas nenit 21 të Kushtetutës së Indisë. Sipas Awasthi, përdhunimi bashkëshortor është një vepër e dënueshme në juridiksione të ndryshme, përfshirë këtu edhe Pakistanin.

Ndërsa, avokatja Karuna Nundy, argumenton se përjashtimi i përdhunimit martesor si vepër kriminale, cenon të drejtën e grave të martuara për dinjitet, autonomi personale dhe seksuale, si dhe të drejtën për tu shprehur lirshëm, raporton Live Law.

Avokati Colin Gonsalves, tha se përdhunimi martesor është forma më e shprehur e dhunës seksuale ndaj grave, e cila fatkeqësisht asnjëherë nuk raportohet, analizohet apo studiohet. Peticionet kundër përdhunimit martesor janë nënshkruar nga organizata jo-qeveritare të tilla si RIT Foundation, All India Democratic Women’s Association dhe nga individë të tjerë.