Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Lansohet udhëzuesi mbi mbledhjen e të dhënave mbi dhunën ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

QIKA 22.3.2023

Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE) ka lansuar “Udhëzuesin mbi forcimin e sistemeve të të dhënave mbi dhunën ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, si pjesë të IPA-së të financuar nga Bashkimi Evropian.

Shumë vende kandidate për BE dhe kandidatët potencial, ishin të parët në radhë për të nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Stambollit – duke dëshmuar vullnetin dhe angazhimin e tyre për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa mbledhja e të dhënave është një praktikë e në përdorim e sipër në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ekziston nevoja për të përmirësuar metodologjitë e mbledhjes së të dhënave në mënyrë që të përputhen me standardet ndërkombëtare.

“GREVIO e konsideron mbledhjen e të dhënave një aspekt shumë të rëndësishëm të monitorimit të zbatimit të Konventës nga shtetet palë. Në raportet tona, të dhënat e mbledhura nga EIGE për barazinë gjinore janë një burim i rëndësishëm informacioni në analizat e barazisë gjinore dhe integrimit gjinor në vendet e BE-së. Të dhënat e mbledhura nga EIGE e kanë ndihmuar gjithashtu GREVIO-n të adresojë pabarazitë në disa nga raportet e vlerësimit bazë”, tha Iris Luarasi, Presidente e Grupit të Ekspertëve për Veprimin Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO).

Sipas Udhëzuesit, këto janë pesë fusha konkrete ku duhet punuar për ndërtimin e seteve më të forta të të dhënave:

Caktimi i prodhuesve dhe përdoruesve të të dhënave;

Krijimi i një mekanizmi të koordinimit dhe qeverisjes;

Vendosja e standardeve për mbledhjen e të dhënave: mbledhja, vlefshmëria dhe analiza;

Krijimi dhe zbatimi i trajnimeve;

Raportimi i statistikave.

Udhëzuesin mund ta gjeni në: https://eige.europa.eu/publications/strengthening-data-systems-violence-against-women-western-balkans-and-turkiye