Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lexime

Leja e përbashkët prindërore nëpër shtetet e Evropës

QIKA 14.12.2022

Gjatë gjithë pandemisë, shumë vende pune u kanë ofruar punonjësve të tyre më shumë fleksibilitet. Opsionet fleksibile të punës si caktimi i orëve, ditëve ose vendit të punës, janë tërheqëse për shumë punonjës. Hulumtimi i ri nga Bupa pohon se 27% e prindërve që punojnë duan të kenë më shumë fleksibilitet në punë. Një fushë që së fundmi është  rritur në popullaritet është leja e përbashkët prindërore. Në rastin e lejes së përbashkët të dy prindërit mund të marrin pushim në një mënyrë me fleksibile gjatë vitit të parë të foshnjës. Hulumtimi i ri pretendon se termi “leje prindërore e përbashkët” ka pasur një rritje prej 33% në kërkimet në Google në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar.

Bupa ka analizuar çdo shtet në Evropë për të zbuluar se cili ofron më shumë leje ligjore të lehonisë dhe atësisë për prindërit e rinj (numri i ditëve që nënat dhe baballarët e rinj mund të mos punojnë ndërkohë që paguhen nga punëdhënësi i tyre kur ata lindin një fëmijë). Hulumtimi ka treguar se vendet nordike po hapin rrugën për leje prindërore më fleksibile, duke u lejuar prindërve të ndajnë kohën e tyre të pushimit. Prindërit e rinj në Suedi kanë të drejtë për 480 ditë të lejes pas lindjes së fëmijës së tyre, krahasuar me 50 javë (380 ditë) në Mbretërinë e Bashkuar.

Një analizë e çdo politike evropiane të maternitetit zbuloi se Bullgaria ofron lejen me pagesë më të gjatë (58.6 javë). Kjo pasohet nga afër nga një mori vendesh që ofrojnë 52 javë pushim të paguar me ligj, duke përfshirë Shqipërinë, Danimarkën dhe Serbinë.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar aktualisht u ofron nënave të reja 52 javë pushim, vetëm 39 javë duhet të paguhen nga punëdhënësi. Kjo e rendit Britaninë e Madhe në vendin e 6-të, në rend me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Leja e atësisë ndryshon shumë në të gjithë Evropën, por në përgjithësi baballarët kanë të drejtë për më pak ditë pushimi nga puna në krahasim me nënat e reja. Leja mesatare e paguar e atësisë është vetëm 3.4 javë, krahasuar me 23.1 javë për pushimin e ligjshëm të lehonisë.

Vendet nordike (Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda) ofrojnë politika bujare të lejes së atësisë, me Suedinë që ofron lejen më të lartë ligjore të atësisë me 34 javë.

Neil Franklin

Ky tekst është përkthyer nga QIKA në kuadër të projektit “Dialog social për drejtësi shoqërore”, që implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D).

E përktheu: Riola Morina

Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://workplaceinsight.net/shared-parental-leave-pioneered-by-nordic-and-easter-european-countries/