Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lexime

Seksizmi dhe mizogjinia, ku qëndron dallimi?

QIKA 27.4.2021

Një fjalor australian ka ndryshuar përkufizimin e tij për mizogjininë për të pasqyruar faktin se ky term tani përdoret për të nënkuptuar “paragjykim të rrënjosur ndaj grave”, jo vetëm urrejtje ndaj tyre. Pesë feministe do të na tregojnë se çka nënkupton ky term për ato, raporton The Guardian.

Naomi Wolf: Julia Gillard e përdori termin ashtu siç duhet

Unë kundërshtoj që termet e lartpërmendura të përdoren për qëllime politike me aq pakujdesi. Seksizmi nuk është mizogjini. Mund t’i pëlqesh gratë në nivel personal dhe në të njëjtën kohë të mbështesësh shtypjen sistematike ndaj tyre ose të përdorësh stereotipet gjinore ndaj tyre. Andaj më vjen mjaft keq që fjalori po bashkon termet si një term të vetëm. Seksizmi për mizogjininë është sikur antisemitizmi për urrejtjen ndaj hebrenjve. Asnjëra nuk është e pranueshme, prandaj na duhet një gjuhë e saktë për ta kuptuar dhe luftuar padrejtësinë.

Duke thënë këtë, Julia Gillard përdori termin “mizogjini” në mënyrë të  saktë. Ajo tha se Tony Abbott e përshkroi abortin si “the easy way out” (zgjidhja më e lehtë), gjithashtu përmendi fushatën e tij politike kundër Gillard që përfshinte postera ku u kërkonte votuesve “ditch the witch”, (të hiqnin qafe shtrigën).  Kjo është traditë e vjetër e mizogjinisë që nxitë urrejtje antike ndaj feminitetit, kështu duke u kthyer në kohën e “përndjekjes së shtrigave”, kundër grave të fuqishme në botën e re. Kritikuesit e saj, na kërkojnë të ulim vetëdijen tonë për urrejtjen ndaj grave dhe ta pranojmë atë si normale në diskursin politik.

“Mizogjinia” shpesh shpërfaqet në rrafshin politik si diskutim i rolit të grave. Mizogjinia është e përfshirë në amagdalya, pjesë e trurit që përpunon përgjigjet emocionale. Një figurë publike që toleron ndjekjen tejet të ulët penale të përdhunimit është fajtor për seksizëm. Një figurë publike që bënë shaka mbi përdhunimin, tenton për të zbehur dëmet e përdhunimit e të rrisë hetimet transvaginale që janë të panevojshme nga ana mjekësore, është mizogjen.

Julie Bindel: Seksistët nuk janë gjithmonë mizogjen

Kur një burrë deklaron se gratë për nga natyra janë nëna ose shofere të këqija, ai është një seksist. Nëse ai thotë se gratë janë të mira vetëm për intimitet seksual dhe se ato duhet të jenë nën shërbim të burrave dhe fëmijëve të tyre, ai është mizogjen. Mizogjenët janë gjithmonë seksistë, ndërsa seksistët nuk janë gjithmonë mizogjen. Për shembull, nëse një burrë thotë për një grua: “Shikojeni atë grua, e trashë si një lopë, nuk do e prekja asnjëherë,” ai është një mizogjen. Po i njëjti burrë sigurisht që nuk respekton gratë dhe për këtë është edhe seksist.

Nina Power: Të jesh mizogjen e të veprosh si seksist

Disa vite më parë, nga kurioziteti pyesja veten nëse ekzistonte ndonjë antonim për termin mizogjini. Supozova se do të gjeja diçka si “filogjinia” apo “dashuria ndaj grave”.  Pas definicionit, një shënim në kllapa thoshte se ky term ka përdorim të rrallë (edhe sot fjala është e nënvizuar. Me sa duket, të pëlqyerit gratë, nuk është diçka e shpeshtë). Çfarë fjalori dëshpërues, ne flasim tërë kohën për mizogjini e megjithatë, të kundërtën e saj nuk e gjejmë askund.

Mizogjinia dhe filogjinia përfshijnë një gjendje thelbësore të qenies, ndoshta një paaftësi për të ndryshuar një pikëpamje, një pretendim për atë që një person është. Seksizmi, në anën tjetër, mbase është më shumë i përfshirë në veprime dhe në fjalë: “Një person ka shprehur seksizëm në postimin e tij në rrjete sociale, por kjo nuk do të thotë që ai urren gratë”. Ndërlidhja e termave ndodhë në përputhje me ato të kohës bashkëkohore, por ne duhet të duhet të kemi gjithmonë në mendje dallimin mes këtyre dy termeve.

Rahila Gupta: Një pellg i errët në të cilin lulëzon mizogjinia

Të gjithë e dimë që seksizmi është pellgu ku mizogjinia lulëzon, fakti që uji është i turbullt, na pamundëson të shohim sa lehtë zhvillohet mizogjinia aty. Për shkak që rritet në ujë, nganjëherë reflekton  si dashuri në vend të urrejtjes. Për të qenë më specifik, seksizëm është kur burrat i lëshojnë radhën grave për të hipur në një autobus të mbushur me njerëz (si arsyetim për veprimet e ardhshme) dhe të shkretit, me një furi të mizogjinisë. përplasin duart e tyre “aksidentalisht” në gjoksin e grave.

Rhiannon Lucy Cosslett: Diçka më e ashpër dhe më e errët

Seksizmi është për mizogjininë çfarë është Benny Hill për Rush Limbaugh. Derisa seksizmi demonstron një mosrespektim dhe shpërfillje për gratë, mua mizogjinia më ka asocuar gjithmonë me diçka më të errët, më të vrazhdë dhe më cinike. Të edukosh dikë në mënyra që t’ia largosh urrejtjen e ndyrë e mizogjinisë është një sfidë madhështore. Të mendosh, siç mendojnë republikanët, që gjysma e burrave në shoqëri duhet t’iu mundësohet që të kontrollojnë dhe bëjnë ligje mbi trupin e grave, nuk mund të jetë diçka tjetër përpos mizogjinisë.

Përktheu: Medinë Dauti