Sot, aktivistet e aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore (LFS) kanë ndërprerë ligjeratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë, Xhevat Krasniqi.
Profesori Krasniqi e lëshoi sallën e mësimit e në Fakultetin e Edukimit shkuan forcat e rendit të cilët u kujdesën për sigurinë e profesorit në fjalë.
Deklarata e plotë e LFS-së:
“XHEVAT KRASNIQI JASHTË!
Xhevat Krasniqit, ja ndërprejtëm ligjëratën, dhe e larguam nga salla. Policia përsëri erdhi në hapësirat e universitetit për të mbrojtur të denoncuarin për ngacmim seksual, në vend se ta arrestoj atë. Ne jemi të vendosur/a, rrugë tjetër pos përjashtimit nuk ka. Rezistenca jonë vazhdon!”.