Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

LFS vazhdon protestën për shkarkimin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual

QIKA 4.4.2024

Në vazhdën e aksioneve që realizuan pas denoncimit të 27 studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, Lëvizja Feministe Studentore ka vazhduar sot protestën tërë ditore para Rektoratit të UP-së të cilën e ka nisur dje.

Edhe sot, studentë/e dhe aktivistë/e përsëri kërkuan përjashtimin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, dhe shkarkimin e Këshillit të Etikës, teksa u mbajt mbledhja e Këshillit të Etikës ku u intervistuan studentet denoncuese dhe profesori i denoncuar për ngacmim seksual.

Ata/o vazhduan rezistencën pas mbledhjes duke bllokuar derën e Rektoratit ashtu që anëtarët e Këshillit të Etikës të mos dilnin nga ndërtesa së paku pa e suspenduar deri në vendimin përfundimtar profesorin Krasniqi.

Nën shoqërimin e Policisë, anëtarët e këtij Këshilli dolën nga Rektorati, ndërsa studentët/et e aktivistët/et po vazhdojnë të qëndrojnë para Rektoratit të UP-së.