Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ligji mbi abortin në Teksas detyron gratë të vazhdojnë shtatzëninë pavarësisht anomalive fatale

QIKA 23.3.2023

Teksasi ka disa ligje të abortit që ndalojnë pothuajse të gjitha abortet, përveç rasteve kur jeta e nënës është në rrezik ose ekziston rreziku i dëmtimit të rëndë trupor. Shteti ka dënime civile dhe penale për kryerjen e aborteve të ndaluara.

Beaton, e cila ka një vajzë 4-vjeçare me bashkëshortin e saj, Seth, tha se çifti ishte përpjekur në mënyrë aktive të mbetej shtatzënë. Seth ishte shtruar në spital me pneumoni COVID në qershor 2021. Kur më në fund u lirua gjashtë muaj më vonë, çifti filloi të përpiqej të kishte një fëmijë. Beaton ka sindromën e vezores policistike, e cila mund ta bëjë më të vështirë për gratë të mbeten shtatzënë, kështu që u gëzuan edhe më shumë  kur mësuan se përpjekjet e tyre ishin të suksesshme.

Në kontrolin e saj 20-javor, Beaton tha se mjekja e saj përmes ultrazërit zbuloi se fetusi kishte një anomali të rrallë, të rëndë të quajtur holoprosencefali alobar, në të cilën truri i fetusit nuk zhvillohet në dy hemisfera siç do të zhvillohej normalisht dhe strukturat kryesore të trurit mbesin të shkrira në mes. Megjithatë ajo nuk kishte se ku të kërkonte ndihmë për qasje në abort.

Për arsye të rrethanave jo të favorshme, Beaton është detyruar që të kërkojë trajtim në vende të tjera të Amerikës, mirëpo me kosto shumë e lartë. Andaj, si përfundim Beaton është në një situatë në të cilën ajo duhet të lind një foshnje me një zhvillim jo normal, foshnje e cila mund të vdesë shumë shpejtë pas lindjes.