Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Mbrëmë në Prishtinë u protestua kundër femicidit

QIKA 2.12.2022

Vrasjet e Hamide Magashit dhe Sanije Godenit, kanë ngjallur reagime tek qytetarët dhe aktivistët. Gjatë ditës së djeshme, u mblodhën qindra protestues që marshuan rrugëve të Prishtinës, për t’u ndalur në fund tek Qeveria e Kosovës ku kërkuan që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare. Prej kësaj proteste, përfundoi e arrestuar Neri Ferizi, aktiviste feministe.

Hamide Magashi u vra të mekurën në oborrin e QKUK-së ndërsa Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili pasi kreu krimin u largua në drejtim të panjohur. Ndërsa Sanije Godeni, dyshohet se u vra më sëpatë nga burri i saj i cili tash gjendet në paraburgim.