Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Më shumë se 90% e mjekeve janë përballur me seksizëm në punë

QIKA 27.8.2021

Në Mbretërinë e Bashkuar, 9 në 10 mjeke kanë përjetuar seksizëm në punë, duke përfshirë këtu kontaktin e padëshiruar fizik, mohimin e mundësive dhe kërkesat për të masazhuar kolegët burra nëpër takime. Gjetjet kanë dalur nga një sondazh i mjekëve nga Shoqata Mjekësore Britanike.

Sondazhi tregon se 70% e grave mendojnë se aftësia e tyre klinike ishte dyshuar ose nënvlerësuar për shkak të gjinisë së tyre, ndërsa tek burrat kjo përqindje është vetëm 4%.

Pothuajse një e treta (31%) e mjekeve kishin përjetuar sjellje të padëshiruara fizike në vendin e tyre të punës. Në mënyrë të ngjashme, 56% e mjekeve kishin marrë komente verbale të padëshiruara në lidhje me gjininë e tyre, raporton The Guardian.

“Më është kërkuar të masazhoj supet e konsulentëve gjatë punës së ekipit multidisiplinar kirurgjikal”, thotë një mjeke e re.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mjeket në Mbretërinë e Bashkuar fitojnë më pak se homologët e tyre burra. “Spitalet po punojnë shumë për t’u siguruar që stafi i tyre të mos përjetojë seksizëm, në të vërtetë, asnjë formë diskriminimi. Emërimi i fundit i Amanda Pritchard si shefe ekzekutive sinjalizon një udhëheqje më përfaqësuese. Por siç e bën të qartë ky raport, ka shumë më tepër punë për të bërë”, tha Danny Mortimer, zëvendës shefi ekzekutiv.