Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Menaxherët burra po bllokojnë ngritjen e grave në detyrë

QIKA 22.6.2021

Një hulumtim i ri në Angli tregon se menaxherët burra “mediokër” po bllokojnë zhvillimin e grave në botën e financave sepse ato konsiderohen më të mira në punë të përditshme të zyrës.

Gratë gjithashtu thanë se shumë menaxherë kanë empati të rrejshme mbi diversitetin dhe se është më e lehtë të punohet me shefa më të drejtpërdrejtë.

Hulumtimi i mbështetur nga London School of Economics, bëri thirrje për ndryshimin e kulturës në mënyrë që të përmirësohet diversiteti. Autori Prof Grace Lordan tha: “Ne kemi bërë shumë përparim që nga seksizmi i hapur i viteve 1980 dhe 1990, por problemi sot është ngritja në detyrë bazuar në miqësi”, tha ai.

Hulumtimi i bazuar në intervistat me 79 gra në qytet, u krye nga grupi i fushatës LSE dhe Gratë në Bankë dhe Financa. Të anketuarat mendojnë se duhej të tregonin përsosmëri të qëndrueshme në punë në mënyrë që të përparonin në pozitë dhe se ato përballen me më shumë mbikëqyrje sesa kolegët meshkuj.

Sipas hulumtimit, problemi qëndron edhe më keq midis grave të zeza në fushën e financave. Një e katërta e të anketuarave ishin të zeza dhe ato përshkruanin se kishin më shumë barriera sesa gratë e tjera.