Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Mijëra protestues në Australi kundër dhunës ndaj grave

QIKA 15.3.2021

Protestat e njohura si “Marshi për Drejtësi” mblodhën mijëra protestues në 40 qytete të Australisë. Këto tubime masive u organizuan për të kundërshtuar dhunën ndaj grave duke u nxitur nga një valë akuzash për sulme seksuale dhe abuzime në disa nga zyrat më të larta të politikës australiane.

Protestuesit mbanin në duar pankarta që denonconin mizogjininë, fajësimin e viktimave, abuzimin dhe përdhunimin.

Sipas organizatorëve kjo konsiderohet të jetë kryengritja më e madhe e grave në Australi. Shumë nga protestuesit ishin veshur në të zeza, si dhe po mbanin pankarta me të gjithë emrat e grave të vrara gjatë dekadës së kaluar.

Organizatorët e protestës në qytetin Canberra paraqitën një peticion me mbi 90,000 nënshkrime drejtuar udhëheqësve të qeverisë duke u kërkuar përgjegjësi për sjelljet seksiste në parlament.

Marshi për Drejtësi në qytete të ndryshme të Australisë përmes fotografive:

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.