Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ministria e Drejtësisë ka nisur hartimin e Projektligjit kundër Femicidit

QIKA 6.6.2024

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se ka iniciuar hartimin e Projektligjit kundër Femicidit.

Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili ka kryesuar takimin e parë të Grupit Punues për hartimin e këtij projektligji theksoi rëndësinë e ashpërsimit të dispozitave ligjore, masave të rrepta për parandalimin e femicidit si dhe nevojën për mbrojtje e mbështetje për gratë e rrezikuara.

“Ligjet tona duhet të përcaktojnë qartë femicidin si një krim të veçantë dhe të parashikojnë dënime të rënda për autorët e tij. Nuk mund të lejojmë që krimet kundër grave të trajtohen me tolerancë apo paqartësi juridike. Çdo akt dhune kundër grave duhet të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit”, tha zëvendësministri Sallahu.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë kjo iniciativë, e cila ka për qëllim fuqizimin e legjislacionit të Kosovës me dispozita të qarta dhe të ashpra kundër femicidit, është e para në rajon.

Komunikatën e plotë e gjeni këtu: https://www.facebook.com/share/p/aB3DQ7ywbYgvH9YF/