Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Miratohet në parim projektligji për shëndetin riprodhues

QIKA 5.10.2023

Dje, Kuvendi i Kosovës pas katër tentimeve ka votuar në parim projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Ky projektligj ishte kundërshtuar ashpër nga disa deputetë nën arsyetimin se cenon “familjen tradicionale”.

Në votim morën pjesë 63 deputetë nga 85 sa ishin në sallë. 58 votuan për, një kundër dhe katër abstenuan, kështu duke u konstatuar se projektligji ka kaluar.

Projektligji në fjalë parasheh që shërbimi i Fekondimi In Vitro (IVF) të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tani mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, rregullon organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues. Me këtë ligj rregullohet kujdesi shëndetësor, procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatëzani e dëshiruar me rrugë natyrore.