Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ndryshimet klimatike rrisin kërcënimet e dhunës ndaj grave dhe vajzave

QIKA 11.10.2022

Ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit po përshkallëzojnë rrezikun dhe prevalencën e dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën, paralajmëroi të mërkurën një ekspert i pavarur i të drejtave të njeriut i emëruar nga OKB.

Znj. Alsalem theksoi mënyrat e dëmshme në të cilat dhuna e drejtuar ndaj grave dhe vajzave ndërthuret me fenomenet socio-politike dhe ekonomike, duke përfshirë konfliktin e armatosur, zhvendosjen dhe mungesën e burimeve dhe kur këto shoqërohen me ndryshimet klimatike, ato rezultojnë në intensifikimin e cenueshmërisë, tha ajo.

“Ndryshimi klimtik nuk është vetëm krizë ekologjike, por në thelb një çështje e drejtësisë, prosperitetit dhe barazisë gjinore, dhe e lidhur thelbësisht me pabarazinë strukturore dhe diskriminimin e ndikuar nga ajo” – shtoi znj. Alsalem.

Dëshmitë e reja tregojnë se ndikimet negative të ndryshimeve klimatike në nivel global, përkeqësojnë të gjitha llojet e dhunës me bazë gjinore, duke filluar nga fizike në psikologjike dhe ekonomike, “ndërsa duke frenuar disponueshmërinë dhe efektivitetin e mekanizmave mbrojtës dhe duke dobësuar më tej potencialin për të parandaluar dhunën”, shtoi eksperti i OKB-së.