Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Angli dhe Uells, ngacmimet publike në rrugë mund të kriminalizohen

QIKA 22.7.2021

Nën planet e hartuara nga qeveria si pjesë e strategjisë së saj për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells, ngacmimet publike në rrugë do mund të kriminalizohen.

Pas një rishikimi, përdorimi i marrëveshjeve të mos-zbulimit në rastet e ngacmimit seksual dhe abuzimit në mjediset e arsimit të lartë poashtu pritet të ndalohet.

Sekretarja e brendshme Priti Patel tha se ajo ishte e vendosur t’i jepte policisë fuqinë e nevojshme për të kapur ngacmuesit dhe për të kryer detyrat e tyre për të mbrojtur publikun përderisa i siguron viktimave kujdesin dhe mbështetjen e merituar.

Strategjia e re do të lansoj gjithashtu një aplikacion të ri “StreetSafe” që lejon gratë dhe vajzat të regjistrojnë vendet ku ato ndihen të pasigurta, si dhe poashtu do të fillojë një fushatë të shëndetit publik e cila do të përqendrohet në sjelljen e ngacmuesit, raporton The Guardian.

Nimco Ali, këshilltar i pavarur i strategjisë tha që për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave do duhej të ndryshonte tërë sistemi. “Strategjia synon ta bëjë pikërisht këtë, përmes ndërmarrjes së veprimeve përmes legjislacionit dhe arsimit dhe unë shpresoj se kjo strategji të jetë themeli mbi të cilin ne mund të ndërtojmë një botë më të sigurt për gratë dhe vajzat”, shtoi ai.