Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Indi aborti u bë i ligjshëm edhe për gratë shtatzëna beqare

QIKA 6.10.2022

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Indisë vendosi që çdo grua mund të abortojë deri në javën e 24 të shtatzënisë, pavarësisht nga statusi martesor. Përpara këtij ligji, India u lejonte abortin deri në 24 javë vetëm grave të martuara, ndërsa shtatzënat beqare mund të abortonin vetëm deri në 20 javë. India e bëri abortin të ligjshëm për herë të parë në 1971.

“Dallimi artificial midis grave të martuara dhe të pamartuara nuk duhet të ekzistojë. Gratë duhet të kenë autonomi për të ushtruar lirshëm të drejtat e tyre”, tha gjyqtari i Gjykatës së Lartë Indiane, Dhananjaya Y. Chandrachud për Associated Press.

“Të gjitha të drejtat që kanë gratë e martuara, do t’i kenë edhe gratë beqare”, tha Aparna Chandra, eksperte e të drejtave riprodhuese me bazë në Indi. “Ky vendim largon stigmën që i mveshet grave beqare që mbeten shtatzënë”, shtoi ajo.