Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Javën e Krenarisë aktivistët ngjyrosën zebrat me ngjyrat e ylberit

QIKA 6.6.2024

Dje, në kuadër të Javës së Krenarisë, aktivistet e aktivistët u mblodhën para Grand Hotel-it dhe këtë hapësirë e shndërruan në Shesh të Krenarisë duke ngjyrosur zebrat me ngjyrat e ylberit.

Përmes këtij aksioni rrugor, aktivistët/et kërkuan njohje, mbështetje dhe pranim publik për personat LGBTIQ+.

“Aksioni ynë rrugor ishte një përzierje e fuqishme e festës dhe protestës. Së bashku, ngjyrosëm vijat e bardha me ngjyrat e ylberit, duke krijuar një testament vizual për praninë dhe krenarinë tonë. Ky akt i festimit kolektiv dhe rezistencës nxori në pah përkushtimin tonë për të zënë hapësirat publike dhe theksoi diversitetin e qyteteve dhe vendit tonë. Ne kërkojmë njohje, mbështetje dhe pranim publik për komunitetet LGBQTI+”, thuhet në deklaratën e Prishtina Pride.

Java e Krenarisë do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme deri më 8 maj kur do të mbahet Parada e Krenarisë dhe koncerti përmbyllës.